Milis sh.p.k

Shijaku shpk eshte themeluar si shoqeri me vendim gjykate te Rrethit te Tiranes nr.10874,dt 22/05/1995 .Me nr: NIPTI  J64102272V.

Aktiviteti kryesor i  kompanise Shijaku Shpk ka qene tregetimi i materialeve te ndertimit dhe mallrave industriale e ushqimore .Orientimi i aktivitetit ne tregetimin  e artikujve , per te cilet kerkesa e tregut ka qene dhe mbetet gjithmone e madhe, sidomos per vendet ne zhvillim si Shqiperia, qe ka qene hovi i suksesit te kompanise tone. Qe ne fillimin  e aktivitetit ,drejtuesit te kompanise paten nje vision te qarte per ekonomine e tregut dhe duke shfrytezuar potencialin e tregut, persa i perket kerkeses per keto dy grupe artikujsh, arritem qe te pozicionojme kompanine nder me te suksesshmet ne zonen e veriut te Shqiperise.

Fillimet e suksesit te kompanise i dhane hov te ri zhvillimit ,  dhe  ne vitin 1996 na lindi nevoja   te nise tregetine me vendet  e  rajonit, kryesisht  ato fqinje,ne formen  e importit te mallrave nga keto vende, si ngarkesave te mallrave me anije nga Italia dhe me kamione nga Greqia.

Nje hov te ri pati dhe ne zhvillimin e tregetise te mallrave te nderitmit ,ku piku i zhvillimit ariti nga viti 2002.Ku kompania Shijaku ndermori nje vendim te rendesishem dhe mjaft efikas per  ndertimin e nje fabrike prodhimi te tullave ne Fushe Kruje.Ku sot ne e quajme Lider ne prodhimin e tulles .Ne perputhje me qellimin e ketij zhvillimi Shijaku , se bashku me ortakun e tij, themeluan  kompanine “ Milis Brick Sh.a” ne vitin 2004 dhe se bashku kane ndertuar fabriken e pare te tullave private ne SHQIPERI, investim i cili perfundoi ne Tetor te vitit 2007,ku teknologjia e saj eshte mjaft moderne dhe bashkekohore. MILIS BRICK sh.a. –F.Kruje.

Fabrika e  tullave qeramike industriale MILIS BRICK Sh.a e ndertuar ne Fushe Kruje ,20 km larg Tiranes u projektua dhe realizua 100 % vetem nga dy aksioneret shqipetar Zef  Shtjefni dhe Shpetim Shijaku,qe te dy me pervoje 15 vjecare ne fushen e prodhimit dhe tregetimit te materialeve te ndertimit ne Shqiperi.Ndertimi i fabrikes filloi me 15 Korrik  2005 ne kodren e thate te Dervenit, 1 km ne veri  te Fushe-Krujes dhe perfundoi me 15 Tetor 2007 .U vendos ,pikerisht aty ku ndodheshin argjilat ,lenda e pare me e mire ne vend .

Per nje prodhim sa me cilesor te tulles u bene studime gjeologjike dhe shpimet perkatese per shtresat argjilore dhe ketu u vendos ndertimi i saj .Teknologjia e fabrikes eshte italiane e viteve 1996-2000 ,perjashtuar te gjitha ndertesat ,furren ,tharjen, dhe te gjitha impiantet elektrike qe i perkasin te gjitha nje teknologjie te re moderne sipas standarteve bashkekohore. Ne Udine te Italise nga u ble edhe emri quhej Fornasila .por ketu u quajt Milis Brick ose ne Shqip tulla Milis.

Kompania Milis Brik eshte mjaft e perhapur dhe nga ana e marketingut ku gjithashtu nje pjese e konsiderueshme e prodhimit tregtohet ne Kosove.