Rindertimi shkollave pas termetit 2019
Ne kuader te procesit te rindertimit te objekteve arsimore nga termeti i dates 26 Nentor 2019, shoqeria “Shijaku” sh.p.k ne bashkepunim me shoqerine “Co1 Rroku Konstruksion Tirane” sh.p.k ka realizuar ndertimin e dy objekteve arsimore “Gjon Luka” ne Luz dhe “Hajdar Hoxha” ne Larushk me Autoritet Kontraktor “Fondi Shqiptar i Zhvillimit” (ADF).
Projekti per rindertimin e dy objekteve arsimore eshte realizuar per 5 muaj e 14 dite me nje vlere 187,393,703 (njeqind e tetedhjete e shtate million e treqind e tre mije e shtateqind e tre) leke pa tvsh.
SHARE
Shkolla “Gjon Luka”
I konceptuar si një ansambël programatik i integruar Shkolla 9-vjeçare me kopshtin “Gjon Luka” pozicionohet në fshatin Luz në një truall me sip. 1640 m2. I pozicionuar në këndin e krijuar nga dy rrugë, ku njëra është rruga kryesore e fshatit e cila lidh qendrën e tij me rrugën nacionale Tiranë -Shkodër dhe tjetra është rruga dytësore e cila e lidh me lumin në jug, ky truall ka prezencë dhe akses shumë të mirë në nivel fshati, por edhe sa i takon ndërlidhjes me qytetin e Fushë-Krujës. Duke marrë në konsideratë pozicionimin e truallit, por edhe programin e kërkuar nga vendimarrësit dhe komuniteti kemi gjykuar që ndërtesa e projektuar bashkë me hapësirën e lirë rreth saj të ofrojë një instucion publik i cili të ketë trajtat e një qendrë komunitare ky marrin shërbim jo vetëm nxënësit dhe femijët. Në të njëjtën kohë ky pol komunitar do të ofroje një mundësi për komunitetin e Luzit të takohën si prindër të fëmijëve të moshave të ndryshme , nga mosha 3 vjeç deri 17 vjeç duke krijuar shpresimisht një ndërlidhje të brezave të ndyshëm rreth një institucioni publik, eduaktiv dhe sportiv.
Në qendër të programit pozicionohet shkolla 9-vjecare e cila akomodon një kapacitet prej144 nxënësish dhe stafin e saj përkatës. Shkolla krahas klasave, laboratoreve, zyrave, shërbimin psikologjik dhe shëndetësor, nyjeve sanitare dhe hapësirave magazinuese ofron dhe mundësinë për aktivitete sportive në salla sporti të mbyllura dhe në fushë sporti të hapur. Gjithashtu pjesë integrale e shkollës është edhe biblioteka dhe hapësira polifunksionale në shërbim të programit dhe kurikules artistike të shkollës.
Shkolla Hajdar Hoxha
Shkolla Hajdar Hoxha ne Larushk eshte ndertuar me standartet optimale të projektimit, me hapësira shumëfunksionale në shërbim të nxënësve dhe komunitetit, sistemi ngrohje/ftohje, palestër në një ambient të veçantë dhe ambiente të jashtme e terrene sportive të organizuara. Destinacioni i zonës ku eshte zhvilluar projekti është kryesisht banim, referuar dhe Planit të Përgjithshëm Vendor të Bashkisë Krujë, ku eshte përqëndruar një numër i konsiderueshëm i aktiviteteve në fushen e shërbimeve dhe kryesisht me karakter banimi. Zgjidhja volumore është trajtuar në një mënyre të tille që të jetë në raport sa me të drejtë me zonën që është vënë në dispozicion dhe me qëllimin për t’ju përshtatur më së miri zonës përreth. Oborri i shkollës është trajtuar me sipërfaqe të gjelbëruar si dhe është ambjente për lojra për kopështin si dhe fushë spoetive të mbuluar për nxënësit e shkollës.
Kati përdhe (me sipërfaqe 650 m2 + shkallë emergjence 20 m2) nga ana funksionale është i ndarë në dy zona:
– Kopësht me sipërfaqe 327m2. Kjo hapësirë është trajtuar me hyrje të vecantë si dhe funksionon në mënyrë të pavaruru me pjesën tjetër të shkollë.
– Ambjentet ndihmëse të fushës së sportit në funksion të ciklit të ulët dhe ambjet teknik me sipërfaqe 338.5 m2. Gjithashtu dhe ambjentet e shkollës kanë hyrje vecantë.
Në Katin e pare (me sipërfaqe 660 m2 + shkallë emergjence 19 m2) dhe të dytë të objektit (secili me sipërfaqe 641 m2 + shkallë emergjence 19 m2) jane vendosur klasat dhe laboratorët për zhvillimin e mësimit te ciklit të ulër të shkollës “Hajdar Hoxha”.
Gjithashtu forma e ndërtesës është konceptuar e tillë duke patur parasysh në të njëjtën kohë kontekstin morfologjik të zonës dhe kërkesat funksionale të tij në pikëpamjen e përdorimit.