SHIJAKU SHPK

Historiku

Shijaku shpk lindi si një biznes i vogël familjar që në fillimin e vitin 1993 me aktivitet tregtimin e materialeve të ndërtimit dhe ato ushqimore. Duke parë që ritmet e rritjes së aktivitetit ishin më shumë prespektivë dhe me tregues mjaft të kenaqshëm ekonomiko financiare për drejtuesit e këtij biznesi, lindi nevoja e themelimit te shoqerisë Shijaku sh.p.k.

Aktiviteti kryesor i kompanisë Shijaku sh.p.k ka qenë tregëtimi i materialeve të ndërtimit dhe mallrave industriale e ushqimore.
Orientimi i aktivitetit në tregëtinë e dy lloje artikujsh, për të cilët kërkesa e tregut ka qenë dhe mbetet gjithmonë e madhe, sidomos për vendet në zhvillim si Shqipëria, ky ka qenë celësi i suksesit të kompanisë tonë.

SHIJAKU GROUP

Sot mbulon me sukses një rang të gjerë shërbimesh të tregut Shqiptar

Shërbime

TË SHIJAKU GROUP

NDËRTIM & KONSTRUKSION

Shijaku SHPK ofron një gamë të gjerë materialesh dhe produktesh për ndërtim dhe konstruksion, duke kombinuar furnizimin nga prodhues vendas me importin nga tregjet ndërkombëtare.

Gurore & Prodhim Inertesh

Shijaku Group operon një gurore moderne të prodhimit të materialeve inerte, duke siguruar furnizim të qëndrueshëm për sektorët e ndërtimit dhe infrastrukturës në mbarë vendin. Me një strukturë të organizuar dhe pajisje të teknologjisë së fundit, kompania garanton cilësi, saktësi dhe efikasitet në çdo fazë të procesit të prodhimit – nga nxjerrja e lëndës së parë deri te shpërndarja përfundimtare tek klientët.

Përpunimi i Metaleve

Në Shijaku Group, përpunimi i metaleve është një prej sektorëve ku inovacioni teknologjik dhe mjeshtëria njerëzore bashkohen për të krijuar produkte të standardit më të lartë. Me një infrastrukturë moderne dhe linja prodhimi të automatizuara, ne ofrojmë zgjidhje të personalizuara për prerje, lakim, saldim, formësim dhe trajtim sipërfaqesh, të dizajnuara për të përmbushur kërkesat e çdo projekti inxhinierik apo industrial.

Prodhim Betoni

Shijaku Group është një nga liderët në përpunimin dhe prodhimin e betonit, duke ofruar zgjidhje të avancuara për ndërtimin modern në Shqipëri. Falë përvojës së gjatë dhe investimeve në teknologji të fundit, kompania ofron produkte të personalizuara për çdo lloj projekti ndërtimor — nga ndërtesat rezidenciale dhe infrastruktura rrugore, deri te objektet industriale dhe veprat inxhinierike me volum të madh.