SHIJAKU SHPK
Historiku
Shijaku shpk lindi si një biznes i vogël familjar që në fillimin e vitin 1993 me aktivitet tregtimin e materialeve të ndërtimit dhe ato ushqimore. Duke parë që ritmet e rritjes së aktivitetit ishin më shumë prespektivë dhe me tregues mjaft të kenaqshëm ekonomiko financiare për drejtuesit e këtij biznesi, lindi nevoja e themelimit te shoqerisë Shijaku sh.p.k.
Aktiviteti kryesor i kompanisë Shijaku sh.p.k ka qenë tregëtimi i materialeve të ndërtimit dhe mallrave industriale e ushqimore.
Orientimi i aktivitetit në tregëtinë e dy lloje artikujsh, për të cilët kërkesa e tregut ka qenë dhe mbetet gjithmonë e madhe, sidomos për vendet në zhvillim si Shqipëria, ky ka qenë celësi i suksesit të kompanisë tonë.