Hoteleri Turizëm
BEST WESTERN PREMIER Ark Hotel në Tiranë, Shqipëri ndodhet pranë Aeroportit Ndërkombetar “Nënë Tereza” një distancë këmbësore prej vetëm 2 minutash nga terminali kryesor, dhe 25 minuta larg nga “Sheshi Skënderbej”, qendra e Tiranës.
BEST WESTERN PREMIER Ark Hotel është zgjedhja ideale për personat të cilët udhëtojnë për biznes, ose për qëllime turistike, duke qenë se hoteli ofron nje stil unik të shërbimit dhe pozicion strategjik në Tiranë. Për të gjithë klientët qendrimi në hotelin tonë dhe cilësia që ofrojmë do të mbeten gjatë në mendje. Ark Hotel në Tiranë ofron shërbime të standarteve të larta, dhe është hoteli i parë modern dhe luksoz i cili menaxhohet nga rrjeti i gjerë i firmës së hoteleve Ndërkombëtare Best Western. BEST WESTERN PREMIER Ark Hotel, në Tiranë përpiqet në mënyrë të vazhdueshme jo vetëm për të përmbushur kërkesat e klientëve por edhe për ti tejkaluar ato.
BEST WESTERN PREMIER Ark Hotel në Tiranë ofron cilësi shumë të lartë në akomodim.
Të gjithë llojet e dhomave në Ark Hotel janë dizenjuar në mënyrë të tillë që të sigurojnë komoditetin maksimal për klientët, gjatë qëndrimit të tyre në hotel. Të gjitha dhomat e hotelit jane mobiluar në mënyrë të tillë që ti pergjgjen sa më shumë nevojave të klientëve.
Ark Hotel me një gamë të gjerë shërbimesh ofron bankete të llojeve të ndyshme me një zgjidhje ideale, si për takime biznesi ashtu dhe sociale. Lehtësirat e biznesit dhe argëtimit në hotelin me 4 yje BEST WESTERN PREMIER Ark Hotel janë të një cilësie dhe origjinaliteti unik. Perfekt për punë dhe për kënaqësi, ofron çdo gjë për të cilën mund të keni nevojë për ta bërë biznesin tuaj të lehtë, takimet të paharrueshme dhe eventet e veçanta spektakolare dhe të paharrueshme. Origjinale në paraqitjen tonë dhe inovative në dizajn, ne dimë se si të krijojmë mjedisin e duhur për ti dhënë energjinë e duhur një takimi ose për ti kthyer ngjarjet e veçanta në një sukses të jashtëzakonshëm.
Restorantet më të mira në biznesin dhe luksin e Tiranës Ark Hotel
Ju rekomandojmë të vizitoni një nga restorantet e hotelit tonë dhe të provoni një shije të veçantë gatimi. BEST WESTERN PREMIER Ark Hotel, Shqipëri ofron Restorantin-Piceri “SHIJA” në pjesën e hollit , po ashtu edhe Bar-Restorantin në “Ark Gourmet”, në tarracë. Të dy restorantet mund të përballojnë një shumëllojshmëri eventesh sociale si bankete, festa, darka gala, ose dasma dhe të dy janë ndër restorantet më të mira në qytetin e Tiranës. Planifikoni dhe realizoni takime të suksesshme në sallën e konferencave të Ark Hotel. Hoteli ofron një sallë konferencash bashkëkohore dhe të gjerë, të vendosur në katin e poshtëm, të pajisur me të gjitha pajisjet standarte audiovizive. Plotësisht fleksibël, dhoma jonë e takimeve mund të akomodojë deri në 70 persona me një shumëllojshmëri organizimesh. Salla e konferencave moderne e Ark Hotel është e përshtatshme për takime biznesi, seminare trajnimi, intervista, ekspozita, dhe më tepër. Koordinatorët me experiencë dhe stafi i përkushtuar garantojnë një event të suksesshëm nga fillimi në fund.





































