BEST WESTERN PREMIER
Ark Hotel
Shijaku Group operon Best Western Premier Ark Hotel, një hotel prestigjioz i pozicionuar në një lokacion strategjik, vetëm disa hapa larg Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës “Nënë Tereza". Ideuar për të ofruar komoditet maksimal për udhëtarët, biznesmenët dhe turistët, hoteli kombinon luksin, rehatinë dhe një shërbim të klasit të parë.
Akomodim i Standardeve të Larta
Best Western Premier Ark Hotel ofron një gamë të gjerë dhomash dhe suita të dizajnuara me stil modern dhe të pajisura me të gjitha komoditetet e nevojshme për një qëndrim relaksues.
SHARE
ZGJEDHJA IDEALE
Për personat që udhëtojnë për qëllime biznesi apo turizmi, hoteli ynë përfaqëson zgjedhjen ideale falë stilit unik të shërbimit dhe pozicionit strategjik në Tiranë. Për të gjithë klientët tanë, qëndrimi në hotelin tonë dhe cilësia e shërbimeve që ofrojmë do të mbeten gjatë në kujtesë.
Ark Hotel në Tiranë ofron shërbime të standardeve të larta dhe është hoteli i parë modern dhe luksoz në vend, i menaxhuar nga rrjeti i njohur ndërkombëtar i hoteleve Best Western. BEST WESTERN PREMIER Ark Hotel përpiqet vazhdimisht jo vetëm të përmbushë pritshmëritë e klientëve, por edhe t’i tejkalojë ato, duke garantuar një eksperiencë të paharrueshme për çdo vizitor.
Me nje game te gjere sherbimesh
BEST WESTERN PREMIER Ark Hotel ofron ambiente banketesh të ndryshme, të përshtatshme si për takime biznesi ashtu edhe për evente sociale. Zgjedhja ideale për çdo rast, me lehtësira moderne që kombinojnë funksionalitetin me elegancën, në një hotel me 4 yje dhe cilësi të lartë shërbimi.
Qoftë për punë apo kënaqësi, hoteli ynë ofron gjithçka që ju nevojitet për ta bërë biznesin tuaj më të lehtë, takimet më efektive dhe eventet speciale – vërtet spektakolare dhe të paharrueshme. Origjinal në paraqitje dhe inovativ në dizajn, ne krijojmë mjedisin perfekt për të sjellë energjinë e duhur në çdo takim dhe për ta kthyer çdo ngjarje të veçantë në një sukses të jashtëzakonshëm.
Restorantet me te mira ne biznesin dhe luksin e Tiranes Ark Hotel
Ju rekomandojmë të vizitoni një nga restorantet tona për të përjetuar një eksperiencë të veçantë kulinarie. BEST WESTERN PREMIER Ark Hotel në Tiranë ofron dy ambiente të shkëlqyera për ushqim dhe relaksim:
- Restoranti-Piceri “Shija”, i vendosur në hollin e hotelit, ofron një atmosferë të ngrohtë dhe një menu të pasur me specialitete tradicionale dhe ndërkombëtare.
- Bar-Restoranti “Ark Gourmet”, i pozicionuar në tarracën e hotelit, ofron një pamje panoramike të qytetit dhe një përzgjedhje të kujdesshme të pijeve dhe ushqimeve gourmet.
Të dy restorantet janë të përshtatshme për organizimin e eventeve të ndryshme sociale, si bankete, festa, darka gala apo dasma, duke ofruar shërbim profesional dhe një ambient elegant.
Për takime biznesi dhe konferenca, hoteli ynë ofron një sallë moderne dhe të pajisur me teknologji bashkëkohore. E vendosur në katin përdhes, salla e konferencave ka një kapacitet deri në 70 persona dhe është e përshtatshme për seminare, trajnime, intervista dhe ekspozita. Stafi ynë i përkushtuar dhe me përvojë është gjithmonë në dispozicion për të siguruar që çdo event të jetë i suksesshëm dhe i paharrueshëm.