Materiale Ndërtimi
Një nga fushat kryesore të veprimtarisë së Shijaku Group është ndërtimi, prodhimi dhe shitja e materialeve të ndërtimit.

“Fabrika e Çimentos" në Fushë-Krujë dhe fabrika “Antea Cement" sh.a furnizojnë rreth 25% të totalit të prodhimit të tyre me çimento në thasë, ndërsa një pjesë të vogël e përdorin për nevojat e veta për prodhim betoni (refugio).
Gjithashtu, bashkëpunojmë me kompaninë “Colacem Albania" sh.p.k, nga e cila blejmë rreth 20%-30% të prodhimit të tyre vjetor në formë thasësh.

Kompania “Shijaku" sh.p.k. bashkëpunon me furnitorët më seriozë në tregun shqiptar, si në fushën e prodhimit ashtu edhe në atë të tregtimit.

Kompania Shijaku sh.p.k. ka pasur marrëdhënie të shkëlqyera tregtare me “Kurum International" sh.a., duke bashkëpunuar si klientë dhe furnitorë të kësaj kompanie.
Gjatë tre viteve të fundit, kemi realizuar shitje që përfaqësojnë rreth 41% të prodhimit vjetor të kësaj kompanie në tregun shqiptar.
Në të njëjtën kohë, Shijaku sh.p.k. ka zhvilluar marrëdhënie tregtare edhe me kompaninë “Sideral” sh.a., pjesë e grupit “Sidenor".
Kemi arritur një trend rritës të shitjeve në tregun shqiptar çdo vit, duke filluar nga:
– 15% e tregut në vitin 2017,
– 25% në vitin 2018,
– dhe 45% në vitin 2019 për hekurin e markës “Sidenor".
Shijaku sh.p.k., përveç çimentos dhe hekurit, tregton gjithashtu rreth 45–50% të prodhimit të fabrikave të tullave në Shqipëri, si “Milis" sh.p.k. dhe “Milis Brick" sh.a.
Gjithashtu, kompania tregton një përqindje më të vogël, nga 5% deri në 15%, të prodhimit të fabrikave të tjera shqiptare të tullave dhe tjegullave, si: EdilCentro, Kid-Alb dhe Qeramika Apolon.
Në të njëjtën kohë, në fabrikën e tullave “Milis Brick” sh.a., Shijaku Group është aksionare me 45% të aksioneve.