PSE?

Shijaku Group

Shijaku Group i ofron tregut shqiptar një koncept të ri evropian, duke realizuar më të mirën dhe kujdesin ndaj klientëve, korrektësine, shërbimin sipas rregullave dhe standarteve evropiane. Inovacionet e fundit në projektim dhe teknologjia e lartë në zbatim garantojnë rezultate të cilësisë së lartë për sot dhe të ardhmen.

  • Ofrojmë 100% cilësi
  • Shërbim profesional
  • Korektesi të përpiktë
  • Kujdesi ndaj klientit
  • Bashkëpunim serioz
  • Staf profesionistësh të kualifkuar
20

% rritje ekonomike vjetore

1500

klientë besnik

25

vite eksperiencë profesionale

1500

ton transport i menjëhershëm

image

fillesat

pak histori

Shijaku shpk lindi si nje biznes i vogel familjar qe ne fillimin e vitin 1993 me aktivitet tregtimin e materialeve te ndertimit dhe ato ushqimore. Duke pare qe ritmet e rritjes se aktivitetit ishin me shume prespektive dhe me tregues mjaft te kenaqshem ekonomiko financiare per drejtuesit e ketij biznesi, lindi nevoja e themelimit te shoqerise Shijaku sh.p.k.

Aktiviteti kryesor i kompanise Shijaku sh.p.k ka qene tregetimi i materialeve te ndertimit dhe mallrave industriale e ushqimore. Orientimi i aktivitetit ne tregetine e dy lloje artikujsh, per te cilet kerkesa e tregut ka qene dhe mbetet gjithmone e madhe, sidomos per vendet ne zhvillim si  Shqiperia, ky ka qene celesi i suksesit te kompanise tone.

Qe ne fillimin e aktivitetit, drejtuesit e kompanise paten nje vizion te qarte per ekonomine e tregut dhe duke shfrytezuar potencialin e tregut, persa i perket kerkeses per keto dy grupe artikujsh, arritem qe te pozicionojme kompanine nder me te suksesshmet ne zonen e veriut te Shqiperise. Ky sukses ne fillimet e saja i dha mundesine kompanise qe ne vitin 1996 te nise tregtine me vendet e rajonit, kryesisht ato fqinje, ne formen e importit te mallrave nga keto vende, si ngarkesave te mallrave me ane te transportit detar nga Italia dhe me transportit tokesor nga Greqia.

Ne vitet 1998 deri ne 2002, kompania ka ushtruar aktivitetin tregetar duke qarkulluar sasi te konsiderueshme mallrash si: miell ,grure ,miser, tjegulla etj. me vendet e Bashkimit Evropian si Itali, France dhe Greqi.

pas vitit

2002

Pas vitit 2002, duke pare qe aktiviteti tregetar kishte aritur nivele te larta dhe ritmet e ritjes se kompanise ishin te kenaqeshme, duke u bazuar tek ideja e kompletit te zinxhirit te tregetimit te produktit u pa e arsyeshme qe te ndermerrej nje investim, qe ishte prodhimi ne vend i miellit me nje investim total prej 7.000.000 euro, ku kompania Shijaku sh.p.k. ishte aksionere me 12.5 % te kuotave.

image
image

Qellimi yne ka qene dhe do mbetet vazhdimisht dizerfikimi i aktiviteteve por duke patur kujdes ne aktivitetet e reja.

zgjerimi

aktiviteteve

Ne kuader te zhvillimit dhe zgjerimit te aktivitetit ne fushen e materialeve te ndertimit pasi kishte aritur nje potencial Klientele dhe xhiro te konsiderueshem, kompania arriti ne konkluzionin dhe mori vendim per Investim per ndertimin e nje fabrike prodhimi te tullave ne Fushe Kruje.
Ne perputhje me kete qellim, se bashku me ortakun e saj, themeluan kompanine Milis Brick sh.a. ne vitin 2004, se bashku kane ndertuar fabriken e pare te tullave private ne Shqiperi, investim i cili perfundoi ne tetor te vitit 2007. Tendenca per investime te reja, meqe kompania gjeneronte te ardhura na shtyu te mendonim per fusha te reja.

ASETET NE MAKRO

Kompania u themelua me nje kapital fillestar te nenshkruar 1000 dollare dhe pati ne dispozicion truallin qe ishte prone e vellezerve Shijaku me siperfaqe totale 12,700 m2.
Ka blere ne Arrameras Fushe Kruje 4000 m2 toke.

  • Arrameras Fushe Kruje 3 100 m2 toke +truall
  • Toke ne Fushe Kruje 35 000 m2 toke
  • Ka blere toke ne Preze 6 350 m2 toke
  • Objekt ne Preze 1500 m2 dhe toke 2700 m2
  • Toke ne Tirane prane liqenit artificial 2000 m2
  • Ka ne dispozicion per transport 50 kamiona transporti dhe makineri per vetengarkim dhe veteshkarkim
  • Gjeneratore ,3 ekskavatore
  • Makineri per perpunim skrapi me vlere 450,000 euro
  • Pese makineri per ngritjen e tullave deri ne katin e 6-te

MILIS BRIK Sh.a

– Fabrika e prodhimit te tullave ne Fushe Kruje

  • Siperfaqja e ndertimit 40.000 m2 (20.000 m2 ndertim, 20.000 m2 siperfaqe ndertim)
  • Siperfaqja totale e tokes eshte blere 70.390 m2
  • Investimi total 7.200.000
  • Kapaciteti prodhues 400 ton/dite
  • Leje nga Ministria e Ekonomise shfrytezimi per 40 hektare Toke
  • Shijaku Sh.p.k ka kuotat 45% te aksioneve.

KOKA & ENERGY PESHK

–totali i investimit = 5.500.000 Euro

  • Shijaku Shpk eshte aksioner me 49 % te aksioneve.
  • Totali i investimit aktual =5.500.000 euro
  • Fuqia e instaluar = 3.6 Mv
  • Kapaciteti prodhues sipas projekt zbatimit = 17,000,000-19,000,000 kỀ/h vjetore .
  • Afati i veteshlyerjes me cmimet aktuale te tregut = 4-5 vjet.