Ndërtim/Rikonstruktim
Duke parë që tregu i materialeve të ndërtimit ka pësuar një rënie të madhe, Shijaku sh.p.k. ka aktivizuar dhe licencën e saj në fushën e ndërtimit dhe të rikonstruksioneve, dhe po bëhet pjesë e tenderimeve në Republikën e Shqipërisë.
Aktualisht po kryen ndërtimin e HEC-it Stavec, pjesë e investimit të grupit Shijaku. Gjithashtu, ka disa kontrata të vogla me kompani private si: Autostar Albania dhe nënkontraktime të tjera ose bashkëpunime në ndërtime të ndryshme civile dhe industriale.
Gjatë këtyre viteve, ashtu si në të gjitha vendet e tjera, edhe në Shqipëri fusha e energjetikës ka qenë një prioritet shumë i rëndësishëm përsa i përket investimeve. Duke u nisur nga vendimet e qeverisë për dhënien e mundësisë së investimit në formën e konçesioneve në fushën e energjetikës, konkretisht në atë të hidrocentraleve, si dhe duke pasur si qëllim diversifikimin e biznesit, në vitin 2007 morëm pjesë në disa tendera me objekt dhënien me konçesion nga ana e qeverisë të ndërtimit të hidrocentraleve të vegjël në lumenj të ndryshëm të Shqipërisë. Nga kjo pjesëmarrje jemi shpallur fitues në dy nga këto tendera dhe kemi lidhur dy kontrata konçesioni me Qeverinë Shqiptare për ndërtimin e dy hidrocentraleve.
Në vitin 2009 kompania “Shijaku" sh.p.k. filloi realizimin e një projekti pranë aeroportit “Nënë Tereza" Rinas-Tiranë, për ndërtimin e një hoteli dhe ndërtese polifunksionale shërbimesh, të cilën e finalizoi në prill të vitit 2014 me hapjen e hotelit ARK HOTEL, pjesë e zinxhirit të hoteleve të markës BEST WESTERN PREMIER. Shërbimet kryesore që ofron kjo qendër janë: hoteleri, restorant, bar, sallë konferencash, SPA, fitnes, etj.
Shijaku Group ka zgjeruar aktivitetin e saj edhe në fushën e ndërtimeve në bregdet dhe ka në pronësi, si dhe në projekt zhvillimi, një leje ndërtimi të dhënë nga qeveria shqiptare për ndërtimin e një kompleksi vilash me sipërfaqe ndërtimi prej 35,000 m³ në Gjirin e Lalzit, në krahun verior të qytetit të Durrësit.