Prodhimi i inerteve

Kompania “Shijaku” sh.p.k së fundmi ka kryer një investim me teknika bashkëkohore në ndërtimin e një nyje betoni, e cila pozicionohet në afërsi të rrugës nacionale Fushë Krujë-Vorë në KM1, çka e bën atë pikë strategjike për të arritur kantiere në një zonë me kërkesa. Ky është nje investim i markës Italiane Simem me kapacitet prodhues 120m3/orë, duke përballuar flukset e prodhimit nga më të mëdhatë. Aty prodhohen të gjitha klasat e betonit sipas standartit shqiptar, atij evropian si dhe mund të prodhohen betone të specifikave të ndryshme sipas kërkesës së projektit të klientit.
Kompania “Shijaku” sh.p.k ka zgjeruar veprimtarinë e saj edhe në prodhimin e inerteve, për mineralin gurin gelqeror, dhe materialeve nga shfrytëzimi i karrierës.
Duke e zgjeruar veprimtarinë e saj në këto fusha, kompania “Shijaku” sh.p.k arrin të plotesojë të gjitha nevojat e tregut duke furnizuar klientët me të gjithë artikujt e ndërtimit duke përfshirë: inerte, beton, hekur, tulla, tjegulla, cimento, kolle, dyer të brendshme dhe materiale të tjera të ndërtimin e objekteve.




