Politikat e Privatësisë - Përditesuar Gusht 2026
Politika e Privatësisë ka për qëllim informimin e subjekteve të të dhënave personale mbi mënyrën e grumbullimit, përpunimit, përhapjes, ruajtjes së privatësisë dhe masave të sigurisë, për të dhënat e përpunuara nga faqja jonë “web”, procese të cilat realizohen në përputhje të plotë me përcaktimet e kuadrit ligjor dhe nënligjor, për mbrojtjen e të dhënave personale.
Ky dokument ka për qëllim informimin e subjekteve të të dhënave personale mbi mënyrën e grumbullimit, përpunimit, përhapjes, ruajtjes së privatësisë dhe masave të sigurisë, për të dhënat e përpunuara nga faqja jonë “web”, procese të cilat realizohen në përputhje të plotë me përcaktimet e kuadrit ligjor dhe nënligjor, për mbrojtjen e të dhënave personale.
Baza ligjore:
- Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë;
- Ligjin 124/2024 “Për mbrojtjen e të dhënave personale”;
- Ligjin Nr. 54/2024 “Për komunikimet elektronike në Republikën e Shqipërisë” si dhe aktet e tjera nënligjore në dhe për zbatim;
- Rregullorja “Për mbrojtjen, përpunimin, ruajtjen dhe sigurinë e të dhënave personale, miratuar me urdhër të Administratorit të shoqërisë.
Përpunimi i të dhënave personale
Mbrojta e të dhënave personale
Kontrolluesi, Shoqëria “Shijaku ” sh.p.k. grumbullon dhe përpunon të dhëna personale, në mënyrë të drejtë, sipas kërkesave të Ligjit 124/2024, “Për mbrojtjen e të dhënave personale, duke u fokusuar në:
- Grumbullimin dhe përpunimin e të dhënave personale, për qëllime specifike, të përcaktuara qartë sipas ligjit.
- Mbrojtjen e interesit jetik të subjektit të të dhënave gjatë grumbullimit dhe përpunimit të të dhënave, duke mos tejkaluar qëllimin e përpunimit.
- Përmbushjen e detyrimit ligjor të kontrolluesit në saktësinë e të dhënave, përditësimin, fshirjen dhe korrigjimin e të dhënave të pasakta, në lidhje me qëllimin e grumbullimit apo përpunimit të tyre.
- Ndjekjen e interesave legjitime të kontrolluesit ose të një pale të tretë, së cilës i janë përhapur të dhënat, përveç kur këto interesa cenojnë privatësinë e subjektit të të dhënave personale.
- Mbajtjen dhe ruajtjen e të dhënave të subjekteve për aq kohë sa i vlejnë qëllimit për të cilin ato janë grumbulluar apo përpunuar më tej.
Përpunimi i të dhënave personale bëhet:
- për të mbrojtur interesat jetike të subjektit të të dhënave;
- për përmbushjen e një detyrimi ligjor të kontrolluesit;
- për mbrojtjen e interesave jetësore të subjektit të të dhënave;
- për kryerjen e një detyre ligjore me interes publik ose ushtrimin e një kompetence të kontrolluesit ose të një pale të tretë, së cilës i janë përhapur të dhënat;
- për përmbushjen e një kontrate, për të cilën subjekti i të dhënave personale është palë kontraktuese, apo për ndryshime të një kontrate me propozimin e subjektit të të dhënave.
Parimet Kryesore
Shoqëria i vlerëson të dhënat personale që na i besohen dhe është e përkushtuar ti përpunojmë ato në një mënyrë të drejtë, transparente dhe të sigurt. Parimet kryesore që zbaton shoqëria në këtë proçes janë si më poshtë:
- Ligjshmëria: mbledhja e të dhënave realizohet vetëm në mënyrë të drejtë, të ligjshme dhe transparente.
- Minimizimi i të dhënave: kufizohet mbledhja e të dhënave në atë nivel që është drejtpërdrejt e rëndësishme dhe e nevojshme për qëllimet për të cilat ato janë mbledhur.
- Kufizimi i qëllimit: mbledhja e të dhënave realizohet vetëm për qëllime të specifikuara, të qarta dhe legjitime dhe nuk do të përpunohen të dhëna në një mënyrë të papajtueshme me qëllimin për të cilin janë mbledhur.
- Saktësia: të dhënat personale mbahen të sakta dhe të përditësuara.
- Siguria dhe mbrojtja e të dhënave: zbatohen masa teknike dhe organizative për të ofruar nivelin e duhur të sigurisë dhe mbrojtjes së të dhënave duke marrë parasysh, ndër të tjera, natyrën e të dhënave që do të mbrohen. Masa të tilla parashikojnë parandalimin e çdo zbulimi, ose aksesi të paautorizuar, shkatërrimit aksidental, ose të paligjshëm, ose humbjes aksidentale, ose ndryshimit dhe çdo forme tjetër të paligjshme të përpunimit.
- Aksesi dhe korrigjimi: përpunimi realizohet në përputhje me të drejtat ligjore të deklaruesve.
- Kufizimi i ruajtjes: ruajtja e të dhënave realizohet, në përputhje me ligjet dhe rregulloret e zbatueshme për mbrojtjen e të dhënave dhe jo më shumë se sa është e nevojshme për qëllimet për të cilat ato janë mbledhur.
- Masat mbrojtëse ndaj palëve të treta: sigurohet që aksesi i të dhënave dhe transferimi te palët e treta, kryhet në përputhje me ligjin në fuqi dhe me masat mbrojtëse të përshtatshme kontraktuale.
Kategoritë e të dhënave personale
Të dhënat personale që grumbullohen dhe përpunohen nga kontrolluesit, janë të dhëna sensitive dhe të dhëna të përbashkëta. Për të dhëna sensitive ekziston detyrimi i veçantë për kontrolluesin (përpunuesin) që të marrë pëlqimin me shkrim të subjektit të të dhënave personale.
Të drejtat e subjektit të të dhënave
Subjekti i të dhënave personale ka të drejtë që të njihet në çdo kohë me të dhënat e tij personale të grumbulluara dhe të përpunuara, nga kontrolluesi. Subjekti i të dhënave personale informohet nga kontrolluesi për kategoritë e të dhënave personale që përpunohen, qëllimin, mënyrën si dhe çdo informacion tjetër për të siguruar një përpunim të drejtë.
E drejta për akses dhe informim
Subjekti i të dhënave personale ka të drejtë të kërkojë konfirmim nëse të dhenat personale të tij po përpunohen ose jo. Informacionin e merr duke dërguar kërkesë me shkrim, pa pagesë. Gjithashtu ka të drejtë të kërkojë ti vendoset në dispozicion kopje e informacionit që disponohet, qëllimi i përpunimit të të dhënave, kategoritë e të dhënave të përpunuara. Subjekti i të dhënave personale ka të drejtë të njoftojë nëse nuk është dakord për përdorimin e mëtejshem të informacionit.
Subjekti i të dhënave personale ka të drejtë të kërkojë akses mbi të dhënat e tij, kur informohet se të dhënat e tij po përpunohen;
- të kërkojë bllokimin, korrigjimin ose fshirjen e të dhënave, me kërkesë, pa pagesë, kur vihet në dijeni se të dhënat rreth tij nuk janë të rregullta, të vërteta, të plota ose janë grumbulluar dhe përpunuar në kundërshtim me dispozitat e ligjit;
- të informohet nga kontrolluesi brenda 30 ditëve, për kryerjen ose jo të të bllokimit, korrigjimit ose fshirjes, duke u dhënë shpjegimet përkatëse;
- të kundërshtojë, në çdo kohë, përpunimin e të dhënave rreth tij, përveç kur parashikohen ndryshe me ligj;
- të ankohet në rast se pretendon që i janë shkelur të drejtat, liritë dhe interesat e ligjshëm për të dhënat personale, ose të njoftojë komisionerin për mbrojtjen e të dhënave personale dhe të kërkojë ndërhyrjen e tij.
E drejta për te modifikuar informacionin personal.
Nëse informacioni që posedon shoqëria është i pasaktë ose i paplotë, subjekti i të dhënave personale ka të drejtë t’a modifikoni atë. Nëse informacioni shpërndahet me të tjerët, shoqëria vë në dijeni subjektin e të dhënave për modifikimet. Nëse subjekti i të dhënave është i interesuar dhe nëse është në përputhje me ligjin, shoqëria i njofton se me kë e ka shpërndarë informacionin e subjektit në mënyrë që subjekti të mund të kontaktojë direkt të tretin.
Siguria e të dhënave personale
Subjekti kontrollues është i ndërgjegjshëm për rëndësinë dhe sensitivitetin e të dhënave personale, me staf të përkushtuar, të trajnuar në njohjen e kuadrit ligjor dhe i certifikuar për këtë qëllim. Të dhënat personale të subjekteve përpunohen në mënyrë manuale dhe elektronike, në zbatueshmëri të plotë me masat e sigurisë fizike të informacionit dhe sigurisë elektronike nga skedarët spiun, të përcaktuara në rregullore dhe udhëzime të veçanta.
Kontrolluesit, përpunuesit e tjerë të të dhënave personale, janë të kufizuar dhe kontrolluar nga kontrolluesi kryesor i përpunimit të të dhënave personale. Çdo person që vepron nën autoritetin e kontrolluesit, përpunon të dhëna personale, nënshkruan një deklaratë kofidencialiteti, me anë të së cilës angazhohet se do të zbatojë kërkesat e ligjit dhe të kësaj politike për ruajtjen e privatësisë, dhe sigurinë e të dhënave personale gjatë ushtrimit të detyrës dhe pas mbarimit të saj.
Konfidencialiteti dhe siguria e informacionit tuaj personal
Shoqëria merr përsipër të mbajmë informacionin personal të sigurt dhe ndërmarr masat e arsyeshme paraprake për të mbrojtur informacionin nga humbja, shpërdorimi ose ndryshimi. Ajo ka implementuar politika sigurie, rregulla, teknika që mbrojnë informacionin personal të cilat janë të mbrojtura nga:
- Aksesi i paautorizuar
- Përdorim i papërshtatshëm ose zbulim i të dhënave personale.
- Modifikim i paautorizuar
- Shkatërrimi i jashtligjshëm ose humbja aksidentale.
Të gjithë punonjësit e shoqërisë dhe përpunuesit e të dhënave, të cilët kanë akses dhe lidhje me përpunimin e informacionit personal, janë të detyruar të respektojnë konfidencialitetin e të dhënave personale të të gjithë përdoruesve të shërbimeve tona. Ata detyrohen të ruajë konfidencialitetin dhe besueshmërinë edhe pas përfundimit të funksionit.
Të tjera
Subjekti kontrollues identifikon adresat dhe numrat e kontakti të subjekteve të të dhënave, për qëllime të caktuara apo të ndonjë ankese nga ana e tyre. Subjekti kontrollues i mundëson subjektit të të dhënave personale të drejtën e refuzimit me shkrim të pëlqimit të dhënë, në çdo kohë.
Subjekti kontrollues kërkon miratimin (pëlqimin) nga subjekti i të dhënave personale që ky i fundit ka marrë dijeni dhe jep pëlqimin për përpunimin e të dhënave sipas përcaktimeve në politikën e privatësisë.
Subjekti kontrollues ruajnë privatësinë e të dhënave personale, përditësimin e politikës së privatësisë herë pas herë, duke njoftuar edhe subjektet e të dhënave për ndryshimet e realizuara.
Komunikimi dhe vërejtjet
Nëse keni pyetje, kërkesa ose ankesa në lidhje me përpunimin e të dhënave tuaja personale, ju lutemi të na kontaktoni fillimisht në adresën elektronike shijaku@shijakugroup.al. Shoqëria “Shijaku" sh.p.k. do të shqyrtojë kërkesën ose ankesën tuaj dhe do t’ju përgjigjet brenda afateve të parashikuara nga legjislacioni në fuqi.
Nëse, pas marrjes së përgjigjes sonë, vlerësoni se të drejtat tuaja nuk janë respektuar ose ankesa juaj nuk është zgjidhur në mënyrë të kënaqshme, keni të drejtë t’i drejtoheni Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, në përputhje me Ligjin Nr. 124/2024 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale".
“Shijaku ” sh.p.k po zhvillohet vazhdimisht dhe ky Njoftim si dhe Kushtet e Termat mund të ndryshojnë. Nëse nuk përcaktohet ndryshe, Njoftimi ynë vlen për përdorimin e të gjitha informacioneve të mbledhura në lidhje me çdo Subjekt.
