Prodhimi Dyerve

sherbime shijaku group albaporte

ALBAPORTE pjese e Shijaku Group eshte firma me e re italo – shqiptare ne fushen e prodhimit te dyerve. Megjithese nje emer i ri ne tregun shqiptar mbart nje eksperienc shumevjecare duke qene se te gjitha linjat e prodhimit dhe stafi drejtues jane zhvendosur ne Shqiperi vetem kohet e fundit duke ju permbajtur te njejtin standart , atij europian. AlbaPorte eshte nje nder prodhuesit me kryesore ne vend te dyerve te brendshme ne dru dhe nenprodukteve te tij ( mesatarisht 320 panele dyersh ne dite ), nje produkt i cili eshte plotesisht industrial dhe i perbere teresisht nga komponente te certifikuara si dhe gjithashtu eksportuesi me i madh ne kete sektor me nje shtrirje ne te gjitha vendet e Ballkanit si dhe Itali, Tunizi, Izrael, Gjermani, Rusi, SHBA etj.

Ne saje te bashkepunimit dhe perfaqesise te disa firmave prestigjoze italiane AlbaPorte ofron gjithashtu dyer te blinduara, zjarrduruese ( 30,60,120 min) ne dru dhe ne hekur per hotele dhe kantina te pajisura me certifikatat e nevojshme per rezistencen ndaj zjarrit dhe zhurmes, si edhe dyer rreshqitese te permasave shume te medha per garazhe dhe stadiume .

Fale cilesise se produktit dhe cmimeve te duhura AlbaPorte ka furnizuar vepra madhore nder te cilat mund te permendim :

  • “Air Albania Stadium”,
  • “Teatrin Kombetar te Operas dhe Baletit” dhe
  •  Qendren Spitalore “Nene Tereza” .