PSE?
Shijaku Group
Shijaku Group i ofron tregut shqiptar një koncept të ri evropian, duke realizuar më të mirën dhe kujdesin ndaj klientëve, korrektësine, shërbimin sipas rregullave dhe standarteve evropiane. Inovacionet e fundit në projektim dhe teknologjia e lartë në zbatim garantojnë rezultate të cilësisë së lartë për sot dhe të ardhmen.
- Ofrojmë 100% cilësi
- Shërbim profesional
- Korektesi të përpiktë
- Kujdesi ndaj klientit
- Bashkëpunim serioz
- Staf profesionistësh të kualifkuar
% rritje ekonomike vjetore
klientë besnik
vite eksperiencë profesionale
ton transport i menjëhershëm
fillesat
pak histori
Shijaku shpk lindi si një biznes i vogël familjar që në fillimin e vitit 1993 me aktivitet tregtimin e materialeve të ndërtimit dhe atyre ushqimore. Duke parë që ritmet e rritjes së aktivitetit ishin me shumë perspektivë dhe me tregues mjaft të kënaqshëm ekonomiko-financiarë për drejtuesit e këtij biznesi, lindi nevoja e themelimit të shoqërisë Shijaku sh.p.k.
Që prej fillimit, kompania është fokusuar në tregtimin e dy kategorive kryesore artikujsh — materialeve të ndërtimit dhe mallrave ushqimore —, të cilat kanë njohur gjithmonë një kërkesë të lartë në treg, veçanërisht në vende në zhvillim si Shqipëria. Ky orientim strategjik ka qenë çelësi i suksesit të kompanisë sonë.
Drejtuesit e Shijaku sh.p.k, me një vizion të qartë mbi ekonominë e tregut, shfrytëzuan potencialin e lartë të kërkesës dhe arritën ta pozicionojnë kompaninë si një nga më të suksesshmet në veriun e Shqipërisë. Kjo arritje u pasua nga zgjerimi në tregjet ndërkombëtare; që në vitin 1996 kompania nisi aktivitetin e importit me vendet fqinje, duke transportuar mallra me rrugë detare nga Italia dhe me rrugë tokësore nga Greqia.
Gjatë periudhës 1998-2002, Shijaku sh.p.k intensifikoi aktivitetin tregtar duke qarkulluar sasi të konsiderueshme mallrash si miell, grurë, misër dhe tjegulla, në bashkëpunim me vende të Bashkimit Evropian si Italia, Franca dhe Greqia.
Sot, Shijaku sh.p.k mbetet një emër i njohur për profesionalizëm, cilësi dhe korrektësi në fushën e tregtimit të materialeve të ndërtimit dhe mallrave ushqimore në Shqipëri dhe rajon.
Qëllimi ynë ka qenë dhe do të mbetet vazhdimisht diversifikimi i aktiviteteve, gjithmonë duke treguar kujdes në përzgjedhjen e fushave të reja të investimit.
pas vitit
2002
Pas vitit 2002, duke vërejtur se aktiviteti tregtar kishte arritur nivele të larta dhe ritmet e rritjes së kompanisë ishin të kënaqshme, u bazuam në idenë e kompletimit të zinxhirit të tregtimit të produktit. Në këtë kuadër, u vlerësua e arsyeshme të ndërmerrej një investim strategjik në prodhimin vendas të miellit, me një investim total prej 7.000.000 eurosh, ku kompania Shijaku sh.p.k zotëronte 12.5% të kuotave aksionere.
ASETET NË MAKRO
Kompania u themelua me një kapital fillestar të nënshkruar prej 1.000 dollarësh dhe kishte në dispozicion truallin, pronë e vëllezërve Shijaku, me sipërfaqe totale prej 12.700 m².
Investimet dhe asetet e kompanisë përfshijnë:
- Blerje toke në Arrameras, Fushë Krujë: 4.000 m².
- Blerje tjetër në Arrameras, Fushë Krujë: 3.100 m² truall.
- Blerje toke në Fushë Krujë: 35.000 m².
- Blerje toke në Prezë: 6.350 m².
- Objekt në Prezë: 1.500 m² ndërtim dhe 2.700 m² truall.
- Tokë në Tiranë, pranë liqenit artificial: 2.000 m².
Përsa i përket kapaciteteve logjistike dhe teknologjike:
- 50 kamionë transporti dhe makineri për vetëngarkim dhe vetëshkarkim.
- Gjeneratorë dhe 3 eskavatorë.
- Makineri për përpunimin e skrapit me vlerë 450.000 euro.
- Pesë makineri për ngritjen e tullave deri në katin e 6-të.
zgjerimi
aktiviteteve
Në kuadër të zhvillimit dhe zgjerimit të aktivitetit në fushën e materialeve të ndërtimit, pasi kishte arritur një potencial të konsiderueshëm klientele dhe xhiroje, kompania arriti në përfundimin dhe mori vendimin për të investuar në ndërtimin e një fabrike për prodhimin e tullave në Fushë Krujë.
Në përputhje me këtë qëllim, së bashku me ortakun e saj, kompania themeloi Milis Brick sh.a. në vitin 2004, dhe bashkë ndërtuan fabrikën e parë private të tullave në Shqipëri, një investim që përfundoi në tetor të vitit 2007.
Tendenca për investime të reja, e nxitur nga gjenerimi i të ardhurave të qëndrueshme, na shtyu të mendonim edhe për fusha të tjera zhvillimi.
KOKA & ENERGY PESHK
– Totali i investimit: 5.500.000 Euro
- Pjesëmarrja e Shijaku sh.p.k.: 49% të aksioneve
- Vlera aktuale e investimit: 5.500.000 Euro
- Fuqia e instaluar: 3.6 MW
- Kapaciteti prodhues sipas projekt-zbatimit: 17.000.000 – 19.000.000 kWh në vit
- Afati i vetëshlyerjes me çmimet aktuale të tregut: 4–5 vjet