Prodhimi Dyerve
ALBAPORTE, pjesë e Shijaku Group, është firma më e re italo–shqiptare në fushën e prodhimit të dyerve. Megjithëse një emër i ri në tregun shqiptar, mbart një eksperiencë shumëvjeçare, duke qenë se të gjitha linjat e prodhimit dhe stafi drejtues janë zhvendosur në Shqipëri vetëm kohët e fundit, duke iu përmbajtur të njëjtit standard, atij europian.
AlbaPorte është një ndër prodhuesit më kryesorë në vend të dyerve të brendshme në dru dhe nënprodukteve të tij (mesatarisht 320 panele dyersh në ditë), një produkt i cili është plotësisht industrial dhe i përbërë tërësisht nga komponentë të certifikuar, si dhe gjithashtu eksportuesi më i madh në këtë sektor me një shtrirje në të gjitha vendet e Ballkanit si dhe në Itali, Tunizi, Izrael, Gjermani, Rusi, SHBA, etj.
Në sajë të bashkëpunimit dhe përfaqësimit të disa firmave prestigjioze italiane, AlbaPorte ofron gjithashtu dyer të blinduara, zjarrduruese (30, 60, 120 minuta) në dru dhe në hekur për hotele dhe kantina, të pajisura me certifikatat e nevojshme për rezistencën ndaj zjarrit dhe zhurmës, si edhe dyer rrëshqitëse të përmasave shumë të mëdha për garazhe dhe stadiume.
Falë cilësisë së produktit dhe çmimeve të duhura, AlbaPorte ka furnizuar vepra madhore, ndër të cilat mund të përmendim:
– Air Albania Stadium
– Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit
– Qendrën Spitalore “Nënë Tereza”